Kosovë
Këshilltari i Presidentit: E ditur, mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre

Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, është duke vazhduar.
Megjithatë pjesë e saj nuk është Presidenti Hashim Thaçi, por mosprezenca e tij nuk ka bërë që ai mos të përmendet.
Qerverisjet e kaluara në të cilat ishte Thaçi shef i ekzekutivit, janë bërë pjesë e debateve gjatë replikave mes deputetëve të kësaj legjislature.
Por lidhur me këtë ka reaguar këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.
Ai përmes Facebook-ut, thotë se mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e deputetëve aty.
”Është e ditur që mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre. Është e ditur edhe që gjysma e këtij Kuvendi, duke u marrë me Hashim Thaçin janë bërë deputetë. Por, nuk ka qenë e ditur që mungesën e tij po e ndjejnë kaq shumë edhe këta vetë! ?”, shkruan ai






















