Connect with us

Sport

Kërkesa e Policisë spanjolle: Sevilla – Roma të luhet pas dyerve të mbyllura

Publikuar

Policia e Spanjës ka dërguar një letër te qeveria spanjolle duke kërkuar që ndeshja Sevilla – Roma, e vlefshme për Ligën e Evropës, të luhet pa tifozë, transmeton lajmi.net.

Ata kanë kërkuar që të mbyllen dyert e ‘Ramon Sanchez Pizjuan’, nga frika për përhapjen e Coronavirusit.

Italia është një nga vendet më të prekura nga ky virus dhe tifozët nga Roma do të paraqisnin një rrezik të madh.

Edhe ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit pritet të luhet pa praninë e tifozëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK