Kosovë
Kërcënohet me jetë deputeti Haxhi Shala

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që nesër të mbahet seanca e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Por, kjo ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët të cilët janë edhe përkrahës të VV-së.
Madje, njëri nga ta ka kërcënuar me jetë kryetarin e GP të Nismës, Haxhi Shala.
“Nesër në ora 10:00 mke të qeveria. Hajde rrezoe… kam më ta kput kryt thik se plumb nuk harrgjoj në ty”, ka shkruar në një koment Shemsi Jonzi në postimin që Shala ka bërë me dije për seancën e nesërme.





















