Connect with us

Kosovë

Këngëtari nga Ferizaj i prekur me Covid-19

Publikuar

me

Para pak minutave u bë e ditur edhe për 4 raste të reja me Covid-19 në Kosovës, duke e quar në 28 numrin e të infektuarve nga ky virus, shkruan Insajderi.

E në mesin e këtyre 4 rasteve të fundit, është edhe këngëtari Jetmir Hyseni nga fshati Bibaj i komunës së Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një statusi në Facebook.

Basha ka treguar se këngëtari Hyseni ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet.

Ai, gjithashtu ka njoftuar se Hyseni nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll.

Postimi i plotë i Bashës:

Sa për informatë, kam komuniku direkt me personin që ka testu pozitiv me Korona Virus, i cili vie nga fshati Bibaj, Ferizaj.

Personi në fjalë është Jetmir Hyseni, i cili ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet. Jetmiri nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll, përfshi këtu shëndetin e tij që po monitorohet në spital.

Prandaj, s’ka nevojë për panik e as izolim të fshatit! Krejt çka mundeni me ba është nga një mesazh inkurajues për Jetmirin që t’i japim tregojmë se të gjithë jemi me të në këto momente, dhe jemi bashkë në këtë betejë!

 

Advertisement

MË TË LEXUARAT