Connect with us

Shëndetësi

Katër raste të reja konfirmohen në Kosovë, numri i të infektuarve me koronavirus arrin në nëntë

Publikuar

Katër raste të reja janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë.

Ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në nëntë, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se pas bërjes së analizave të 70 personave, katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Vitia ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, t’i propozojë Qeverisë, shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Postimi i plotë:

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).
Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.
Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK