Sport
Kaos në Formula 1, shtyhen garat – humbet gara e Monacos si pasojë e koronavirusit

Formula 1, sipas të gjitha gjasave, nuk do të na tregojë garën e Monacos, apo siç njihet, ‘Grand Prix Monte Carlo’.
Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, sot FIA ka vendosur që të shtyjë tri gara, në mesin e të cilave ishte edhe ajo e Monacos.
Pas këtij vendimi, drejtuesit e kësaj gare kanë bërë të ditur se kjo garë mund të llogaritët se e humbur për sezonin.
‘Sportschau” shkruan se drejtuesit e Monte Carlo janë shprehur se “nuk është e mundur në asnjë rrethanë që të zhvillohet gara më vonë”, transmeton lajmi.net.
FIA dhe F1 nuk kanë akoma ndonjë vendim se çfarë do të ndodh me garat e shtyra.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja për Monacon, që të shmanget humbja e një gare. /Lajmi.net/






















