Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka prezantuar programin zgjedhor për politika sociale.
Fetahu tha se do ta ndajë pushtetin me gratë, ku gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga to. Kurse për kategoritë e luftës premtoi hapjen e një zyre në objektin e kësaj komune.
