Connect with us

Kosovë

Kamala Harris mbështet Joe Biden në garën për president

Publikuar

Senatorja i Kalifornisë, Kamala Harris, ka mbështetur Joe Biden me entuziazëm të madh si kandidati i Partisë Demokratike për president të SHBA-ve.

“Biden i ka shërbyer vendit tonë me dinjitet dhe ne kemi nevojë për të tani më shumë se kurrë” ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Njoftimi i saj është mbështetja e radhës për Biden, garuesin e frontit demokrat për të marrë përsipër postin e Donald Trump në nëntor.

Harris, e cila shihet si yll në rritje brenda partisë, doli nga gara presidenciale në dhjetor.

Mbështetja për Biden u rrit në fillimet e Super të Martës, ku 77 vjeçari doli fitues në dhjetë nga 14 shtetet që votuan.

Lista e kandidatëve të mundshëm që mund të fitonin realisht nominimin më pas u ngushtua për t’u bërë një garë midis Biden dhe senatorit Bernie Sanders.

NA NDIQ NË FACEBOOK