Connect with us

Kosovë

Kadri Veseli thotë se nuk ka besuar që do të vijë dita për të folur për raportin me ShBA-në

Publikuar

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli gjatë seancës në Kuvend ku po diskutohet për raportet me SHBA, ka thënë se nuk e ka pritur që do të diskutohet për këtë çështje.

“Nuk e kam besuar se do të vinte një ditë si kjo, që në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të flisnim në këtë mënyrë për rëndësinë e raporteve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk e kam besuar as që për vetëm pak ditë – kjo Qeveri do të krijonte kaq shumë paqartësi, kaq shumë frikë qytetare dhe dilema shtetërore. Jo se kam pasur ndonjë iluzion në këtë koalicion qeverisës. Por, kam besuar se nuk do të harrohet asnjëherë rruga dhe çmimi që na kanë sjellë deri këtu”, tha Veseli, shkruan Periskopi.

Veseli ka thënë Albin Kurti si kryeministër duhet të dijë rëndësinë se cilën rrugë e zgjedhë, por sipas tij rruga që ka zgjedhur Kurti po rrezikon ta bëjë çarjen në raport me SHBA’na.

Ai po ashtu ka pyetur Kurtin se ciliët janë aleatët e tyre nëse tërhiqen trupat amerikane.

“Më vonë, ndoshta keni menduar të paraqiteni edhe më pro-amerikan se ne të tjerët. Por, qëndrimi personal i juaji, i imi, i kujtdo tjetër, është i parëndësishëm. Mirëpo, si Kryeministër dhe Qeveri, qëndrimi ka shumë, shumë rëndësi. Rruga që keni zgjedhur, duke e ndarë popullin në dysh – në amerikan dhe antiamerikan, po rrezikon vërtet ta bëjë çarjen e kohezionit tonë shoqëror, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli, ndërsa i ka parashtruar disa pyetje Kurtit.

Tutje, kryetari i PDK’së ka thënë se një aventurist si Kurti nuk e din rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve me SHBA. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK