Connect with us

Sport

Juventus dhe Chelsea gati për shkëmbimin e madh në merkato

Publikuar

Reparti i mesfushës është diskutabil në të dy polet, dhe skuadrat mund të kryejnë lëvizje që do të përmirësonte ato në këtë repart.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Juve po përgatiten të fusin Miralem Pjanic në ofertën për Jorginho, transmeton lajmi.net.

Maurizio Sarri dëshiron që përësëri ta ketë pas vete mesfushorin e kombëtares së Italisë, me të cilin punoi te Chelsea e Napoli.

Për këtë lëvizje të Juventus, ‘kurban’ pritet të jetë boshnjaku Miralem Pjanic, i cili nën urdhrat e Sarri nuk ka treguar paraqitjet më të mira të mundshme. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK