Connect with us

Kosovë

Jakup Krasniqi: Kosova ta mbajë taksën 100 për qind, dhe ta shtojë reciprocitetin

Publikuar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një reagimi publik ka thënë se Kosova duhet të mbajë taksën 100 për qind dhe si përforcim duhet shtuar edhe reciprocitetin politik, ekonomik e diplomatik.

Krasniqi ka thënë se për këto veprime, Qeveria e Kosovës duhet t’i njoftojë OKB-në, BE-në dhe SHBA-në.

“Bashkë me këtë veprim, jo vetëm politika e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në përgjithësi, duhet t’i ndryshojnë të gjitha politikat e deritashme të veprimit, përfshirë edhe politikat e komunikimit në mes krerëve të institucioneve shtetërore. Me politikat e deritashme të konfrontimeve të brendshme, nuk duhet të dalin jashtë kapixhikut të oborrit”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i plotë:

Kosova dhe politika e saj që nga Konferenca e Rambujesë, Bisedimet e Vjenës dhe deri të Aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka bërë shumë kompromise. Kompromise këto të njohura edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, Grupi i Kontaktit e veçmas nga SHBA-ja dhe BE-ja. Prandaj GJND-ja tha se Pavarësia e Kosovës nuk ka ra në ndeshje më Ligjin Ndërkombëtar. Pas kësaj, politika e shtetit tonë nuk ishte në shërbim të shtetit tonë, por të individit. Këto politika fëmijërore kanë krijuar këtë gjendje kaotike brenda kombit.

Në vitin 2012, politika e Kosovës e pat bërë kompromisin më komprementues, kur bisedimet teknike, të kërkuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me një Rezolutë jo obligative, pat kërkuar që në mes Kosovës e Serbisë, me mbikëqyrjen e Brukselit të fillonin Bisedimet Teknike, të cilat Bisedime patën filluar në vitin 201, e pas një viti, pa asnjë debat përmbajtjesor u shndërruan ne Bisedime Politike. Kështu për Kosovën e proceset politike u “hap kutia e Pandorës”, nga e cila dolën të gjitha të këqijat dhe në vend të premtimeve e deklarimeve premtuese të qeveritarëve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ne, jo vetëm që nuk pamë normalizim, por pamë momente që krijuan situata konflikti e pasigurie në mes Kosovës e Serbisë. E këto të këqija janë bërë një gangrenë rrënuese për politikën tonë të çakorduar, e cila po sillet e pështillet si “çurat në mjegull”?!

Kjo u pa edhe në seancën e fundit të Kuvendit që u mbajt më 2 mars 2020, ku u bisedua për “Mos heqjen e Taksës 100%” të vendosur nga qeveria e kaluar për mallrat që vijnë në Kosovë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina. E në fakt shumica ishte për heqjen e Taksës?! Ndërsa, politikat e koalicionit qeverisës ishin krejtësisht të çakorduara, siç thuhet dikush thumbit e dikush patkoit.

Të gjithë e dimë, veç atyre që po e fusin kokën në rërë si struci, se Taksa 100%, që u vendosi nga Qeveria e kaluar e Kosovës, nuk ishte masë ekonomike, por ishte masë puro politike. Kush nuk e ka kuptuar këtë, qofshin nga tabori ekonomik apo politik, ata nuk kanë kuptuar asgjë ose dëshirojnë të vihen në shërbim të politikave të huaja. Ndërsa, ne e dimë se në Kosovë kur nuk kanë pushuar aktivitetin argatët e huaj, sado që ata mund të maskohen sot?! Madje sot në Republikën tonë, nuk po kanë ndonjë nevojë për maskim?! Kjo më se miri shihet nga trajtimi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ka bërë që sot në Kosovë të bëhet çështje: Të hiqet apo të mos hiqet Taksa 100%?!

Nëse, deri me dje, ka pasur ndonjë arsyeje që të diskutohet çështja e Taksës, politika serbe me angazhimet e saja jo vetëm për heqjen e njohjeve, po tregon se mbajtja e Taksës 100% është bërë e pa mjaftueshme. Në një situatë të tillë, Taksës duhet me ia shtuar si përforcim edhe Reciprocitetin politik, ekonomik e diplomatik. Për këto veprime, Qeveria e Kosovës duhet t’i njoftoj: OKB-në, BE-në dhe sidomos SHBA-në. Kosova dhe miqtë e saj duhet ta kenë të qartë se me politika të qullta nuk mund të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë e pinjollëve te Millosheviqit.

Bashkë me këtë veprim, jo vetëm politika e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në përgjithësi, duhet t’i ndryshojnë të gjitha politikat e deritashme të veprimit, përfshirë edhe politikat e komunikimit në mes krerëve të institucioneve shtetërore. Me politikat e deritashme të konfrontimeve të brendshme, nuk duhet të dalin jashtë kapinxhikut të oborrit.

Shqiptarët, duhet të bisedojnë më seriozisht se kurrë më parë, për sigurinë e kombit në të ardhmen. Për t’u siguruar kombi ynë, është i domosdoshëm bashkimi politik i tij! Koha është që të nisin bisedime serioze për këtë çështje.

Lajme20 minutes ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri5 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme6 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri7 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni8 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

NA NDIQ NË FACEBOOK