Lajme
Ja sa persona janë në vetëizolim në Tetovë dhe Gostivar

Në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë prej datës 16 deri 20- mars në orën 07.00, janë evidentuar gjithsej 442 persona, shkruan TetovaSot.
Ata kanë nënshkruar deklaratë me shkrim për vetëizolim, prej të cilëve 295 janë në rajonin e Tetovës dhe 147 në rajonin e Gostivarit.
Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni deri në ora 10:00 është 67.















