Connect with us

Lajme

Ja nga cilat komuna janë të infektuarit me koronavirus në Shkup (Tabela)

Publikuar

Janë bërë publike të dhënat se nga vijn të infektuarit me Covid 19 në mbarë teritorin e Maqedonisë së Veriut.

Instituti për Shëndet Publik ka bërë një grafikon me detaje të numrit të të infektuarve me koronavirus (Covid-19) në të gjitha komunat e Shkupit.

Nga Karoshi janë 27 persona, Gazi Baba 20, Kisella Voda 20, Qendra 20. Ka edhe 11 persona të cilët janë nga qytete tjera por jetojnë në Shkup, 11 nga Gjorçe Petrovi, 8 nga Aerodromi, 7 nga Sopishtja, 4 nga Buteli, 3 nga Çairi, 2 nga Ilindeni dhe një i huaj”, informon Instituti për Shëndet Publik.

Zyrtare.net ka arritur të sgiruoj listën e të infektuarve në Shkup, pasi për momentin kyçja në faqen e statisitikave është e bllokuar për shkak të interesimit të madh të qytetarëve.

 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me virusin Korona në Maqedninë e Veriut, duke çuar në 219 numrin e përgjithshëm të personave të infektuarve me Covid-19. Shkupi vazhdon të mbetet vatra e të infektuarve me gjithsej 145 pacientë./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK