Kosovë
Italiania e infektuar me koronavirus kishte punuar me 40 persona në një kamp në Klinë

20 vjeçarja, shtetase italiane e cila u konfirmua me koronavirus, punonte në fshatin Leskoc të Klinës në një kamp në të cilin ndodhen rreth 40 persona.
Kështu ka thënë Hekuran Sejdiu drejtor i shëndetësisë në Klinë, në një lidhje të direkte me tv Dukagjinin.
Megjithatë ai tha se është fat se e infektuara me koronavirus nuk kishte shkuar fare në trajtim në QKMF-në e Klinës.
“Për fat të mirë, shtetasja italiane nuk ka shkuar për të marrë trajtim mjekësor në QKMF, por është dërguar direkt në Klinikën Infektive nga kolegët e saj./Periskopi/






















