Connect with us

Sport

Italia e bën sefte, kërkon shtyrjen e Kampionatit Evropian 2020

Publikuar

FIGC do të propozojë idenë në një takim të UEFA të martën, ku do të zhvillohen bisedime për të vendosur se si do të zgjidhet pjesa tjetër e sezonit 2019/20.

UEFA ka ftuar anëtarët e 55 shoqatave në të gjithë Evropën që të marrin pjesë në takim përmes video-konferencës, për të diskutuar zhvillimet në vazhdim me përhapjen e koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Duke folur për Mediaset, Gravina tha: “Ne do të propozojmë që të shtyhet Euro 2020. Ne duam ta përfundojmë Serinë A deri më 30 qershor”.

“Ne do të përpiqemi të arrijmë deri në fund të këtij kampionati sepse është më korrekte dhe korrekte për t’u dhënë siguri investimeve dhe sakrificave të shumta të kompanive tona”. /Lajmi.net/