Connect with us

Sport

Itali, presidenti i Asociacionit të Lojtarëve: Ndaleni futbollin!

Publikuar

Tommasi ka kërkuar që të ndalet futbolli deri në momentin kur Coronavirusi të jetë nën kontroll.

“Këtë mëngjes i kam shkruar kryeministrit Giuseppe Conte, ministrit të sportit, Vincenzo Spadafora, presidentit të CONI, Giovanni Malago, presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, presidentit të Serie A, Paolo Dal Pino, presidentit të Serie B, Maruro Balata dhe presidentit të Lega Pro, Francesco Ghirelli” ka konfirmuar Tommasi përmes ‘Twitter’.

“Ndalja e futbollit është veprimi më i mirë për vendin në këto momente. Skuadrat duhet për të cilat duhet të japim përkrahje janë duke luajtur në spitale” ka thënë tutje presidenti i asociacionit të lojtarëve.

Një gjë të tillë e ka përkrahur edhe Mario Balotelli, që gjithashtu qëndron pro mendimit për ndaljen e futbollit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK