Kosovë
Ish-deputeti i AAK-së: Dubain nuk e ndërroj me Lugun e Butë

Ish-deputeti i AAK-së, ka vendosur që të kaloj disa ditë pushimi me familje në Dubai.
Dreshaj, teksa tregon se sa shumë ka ndryshuar Dubai për 20 vite, thotë se nuk do ta ndërronte asnjëherë me Lugun e Butë, vend që sipas tij, ia ofron qetësinë e kënaqësinë.
Shkrimi i plotë:
Ndodhem në Dubai për pak ditë pushimi me familje.
Kam qenë në këtë vend edhe para 20 vitesh dhe iu them me bindje se Kosova është sot më mirë se sa që ka qenë Dubai 20 vite më parë.
Por, ndryshimi për dy dekada është vërtetë drastik dhe sot është një mrekulli e vërtetë.
Po e publikoj edhe një fotografi nga arkiva, sa për të iu garantuar se asnjë vend në botë nuk e ndërroj me Lugun e Butë, qetësinë e kënaqësinë që më ofron ai vend.
G.D




















