Kosovë
Isa Mustafa shkon në Podujevë për t’i ndihmuar LDK’së kundër Vetëvendosjes

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka hapur fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku do të garojë me Nexhmi Rudarin. E në Podujevë shkoi edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, për të fituar kundër Vetëvendosjes.
Në tubimin e hapjes së fushatës ishin të pranishëm drejtues të Lidhjes Demokratik të Kosovës, nënkryetarët e partisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ministra e deputetë të LDK-së.
Kryetari i degës së LDK-së dhe kryetari i deritashëm i Podujevës, Agim Veliu, tha se më 15 mars Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj Nexhmi Rudari, nuk do të dalë ta mbrojë fitoren e nëntorit të vitit 2017.






















