Kosovë
Ironizon Blerand Stavileci: Kam vendosur t’i besoj Albinit, sepse ai gënjen bukur

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci ka ironizon me Albin Kurtin duke thënë se ‘ai kurrë nuk ka gënjyer, por ka gënjyer Amerika’.
Stavileci përmes një statusi në Facebook ka thënë se unë kam vendos t’i besojë Albin Kurtit, sepse ai gënjen bukur.
Ky është shkrimi i tij:
Kryeministri jonë kurrë nuk na ka gënjyer. As për bashkimin kombëtar, as për flamurin lara lara, as për jo negociata po vetëvendosje, as për…
Amerika gjithmonë na ka gënjyer. Edhe për çlirimin, edhe për pavarësinë, edhe për ushtrinë, edhe për…
Prandaj, dilema këtu del të jetë shumë e madhe. A thua vallë, kujt t’i besohet?!
Unë për veten time e kam zgjedhë.
Të parit! Po, po, të parit!
Sepse ai edhe mund të të gënjejë, ndoshta edhe s’mund, por të paktën kur të gënjen të gënjen bukur se nuk të lë gjatë të besosh e të jetosh në gënjeshtrën e tij.




















