Connect with us

Sport

IOC vendos sot për Lojërat Olimpike, kjo është data e mundshme

Publikuar

Kjo u raportua nga burime të komitetit organizativ, të cituar nga Kyodo News, përcjell lajmi.net.

Organizatorët e Lojërave dhe IOC do të konsiderojnë zgjedhjen e 23 korrikut 2021 si ditën e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio.

Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për rreth një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lojërat Olimpike të fundit u zhvilluan për një periudhë 17 ditë.

Për këto arsye, sipas një burimi, një periudhë kohe midis 23 korrikut 2021 dhe 8 gusht mbetet e preferuar për të gjitha palët. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK