Lajme
Infektologu shqiptar që paralamëroi këtë situatë qysh para 3 javëve

Infektologu shqiptar në Klinikën infektive në Shup, Fadil Cana, përmes një statusi të shkruar qysh para 3 javëve, gjegjësisht më 25 shkurt, kishte hetuar magësi në sistemin shëndetësor të RMV-së dhe kishte paralajmëruar për gjendjen në të cilën ndodhemi tani, përcjell in7.
Ai përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje deri tek institucionet përgjegjëse që të merren masa në lidhje me përhapjen e sëmundjes COVID-19, që të mund të parandalohej që atëherë e që situata të mos dalë nga kontrolli, siç ndodhi me Italinë.
“Virusi që shkakton sëmundjen COVID-19 tashmë ka mbërritur në Itali ku numri i të prekurve dita ditës shtohet dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë edhe te ne. Sonte isha mjeku në detyrë që në Klinikën universitare për sëmundje infektive në Shkup u sprovova me një rast të dyshimtë nga rajoni i Lombardisë, Itali, që për fat të mirë në testin e korona virusit rezultoi negativ. Por, nga ky rast vërejta e mësova mangësitë e sistemit shëndetësor të shtetit në implementimin praktik të masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga ky virus që së shpejti si duket do të jetë pandemik. Prandaj do të ishte shenjë maturie e autoriteteve përgjegjëse dhe parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si ÇËSHTJE E SIGURISË SHTETËRORE dhe të ngrihet niveli i përgatitjes (përfshirë informimin publik) për parandalimin e përhapjes së tij”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, infektologu Fadil Cana.
Virusi që shkakton sëmundjen COVID-19 tashmë ka mbërritur në Itali ku numri i të prekurve dita ditës shtohet dhe gjasat…
Gepostet von Fadil Cana am Montag, 24. Februar 2020



















