Kosovë
IKSHPK: Testohen edhe dy raste të dyshimta, në Kosovë nuk ka koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe një herë se në Kosovë nuk ka koronavirus.
IKSHPK’ja sot ka marrë informatë nga Klinika Infektive QKUK’së për dy raste të dyshimta me koronavirus.
E pasi pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektivë të QKUK’së, testet kanë rezultuar negative. Pra, të dy pacientët nuk janë të infektuar me koronavirus.
Testimin e virusit e ka bërë Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë së Molekulave në IKSHPK.



















