Connect with us

Kosovë

IKSHP: Rezultatet e 7 personave të dyshuar me koronavirus dalin në mbrëmje, ende s’ka të konfirmuar

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës në një komunikatë,  ka demantuar lajmin se një person është konfirmuar me koronavirus.

IKSHP njofton opinionin së sot gjatë ditës në Laboratorin e Mirkobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet, por deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

Poashtu ISHKP apelon tek qytetaret dhe mediat që të jenë tëdurushëm dhe tu besojnë vetëm informacioneve nga Ministria e Shëndetsisë  dhe instituti kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës.

Edhe në ditët në vazhdim publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.