Connect with us

Sport

Ibrahimovic vendos të largohet nga Milan

Publikuar

Ylli suedez i futbollit, Ibrahimovic, raportohet se nuk do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Milan.

Sipas ‘Calciomercato’, Ibra do të largohet nga ‘San Siro’ gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Milan dëshiron ta mbajë lojtarin edhe më gjatë, por suedezi është i dëshpëruar me skuadrën.

Një nga arsyet pse ai do të largohet duket të jetë edhe bordi drejtues i skuadrës.

Fundi i sezonit do të ndajë rrugët e Ibrahimovic dhe Milan. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK