Connect with us

Sport

I mbetur në Londër, Jasin Lama pret kthimin në vendlindje, flet për TVM2 (VIDEO)

Publikuar

Në mesin e 2300 shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët presin ndihmën e shtetit për tu kthyer në vendlindjen e tyre, gjenden edhe dy boksierët, Jasin Lama dhe Goce Janeski. Të dy, morrën pjesë në turneun kualifikues të boksit për olimpiadën e Tokios, I cili nisi gjatë javës së kaluar, por pas vetëm dy ditësh, I njejti u ndërpre.

Në një bisedë ekskluzive për TVM2, Jasin Lama nga Londra tregon se kanë tentuar disa herë të kthehen në shtëpi, por pa sukses.

Jasin Lama Jasin Lama dhe Goce Janeski, tashmë presin fluturimin e parë humanitar nga Londra drejt Shkupit, të cilin do ta organizoj Ministria e Punëve të Jashtme, me çka përfundimisht do të ishte mundësuar kthimi i tyre në vendlindje./Zyrtare.net/

Jasin Lama flet ekskluzivisht për TVM2

Ekskluzivisht për TVM2, flet boksieri Jasin Lama, i cili bashkë me Goce Janeskin gjenden në Londër dhe tash e sa ditë po orvaten të kthehen në vendlindje.Ai shprehet falenderues për federatën e boksit, Ministrinë e Punëve të Jashtme. Thot se i kanë të gjitha kushtet, duke shpresuar që sa më shpejtë të kthehet në vendlindje dhe të vazhdoj me përgatitjet për turnet e ardhshëm kualifikues për Lojëart Olimpike "Tokio 2020", edhe pse karantina e detyrueshme prej dy javësh do të dëmtoj procesin e tyre stërvitor.

Gepostet von TVM2 Sport am Samstag, 21. März 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK