Lajme
Helmimi, procedim penal për dy nxënës në Fier

Intoksikimi i 58 nxënësve dhe dy mësuesve të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier erdhi si pasojë e hedhjes së një spreji me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.
Në këtë përfundim doli policia, që tashme ka nisur procedimin penal për dy nxënës 15-vjeçarë të shkollës. Të miturit akuzohen për “ndotje të ajrit” dhe “prishje të qetësisë publike”.
Nxënësit kanë dalë nga spitali dhe tashmë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Mësimi rinisi normalisht edhe sot, por situata në shkollë është ende e tensionuar. Kjo u pa edhe në momentin kur një nxënëse tjetër u ndje keq dhe u mor me ambulancë nga gjimnazi për t’u dërguar në Spitalin e Fierit, shkruan tvklan. Shkak mendohet të jetë bërë ankthi i vajzës, një fakt që ka alarmuar sërish prindërit.

















