Lajme
Helmimi i gjimnazistëve, ministrja Shahini mbërrin në Fier

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini ka mbërritur në Fier për të parë nga afër gjendjen e gjimnazistëve.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që përsëritet e njëjta situatë. Herën e parë në spitalin e Fierit morën ndihmë mjekësore 7 nxënëse dhe 3 punonjëse, ndërsa sot numri i personave të dëmtuar, kryesisht nxënëse është disa herë më i madh, ndërkohë që zyrtarisht deklarohen vetëm 30.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mbarim të pushimit të madh në ambientet e brendshme të gjimnazit. Dhjetëra ambulanca transportuan me shpejtësi personat e dëmtuar ndërkohë që spitali i Fierit kërkoi ndihmë nga materniteti për infermierë dhe barrele. Pjesa më e madhe e personave me probleme shëndetësore janë larguar nga mjediset e spitalit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Në ambientet e spitalit të Fierit ndodhen shumë forca policore për shkak edhe të kaosit që mbizotëroi në çastet e para pas ngjarjes ku edhe prindërit u dyndën në shkollë për të kërkuar fëmijët e tyre. Vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen./Top Channel/.




















