Kosovë
Haziri komenton lajmin ekskluziv të Periskopit rreth draft-marrëveshjes që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në SHBA

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK’së sonte në Debat Plus ka komentuar lajmin ekskluziv të Periskopit pasi sonte shpalosëm detaje të draft-marrëveshjes që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë para disa ditësh, trasmeton Periksopi.
Sipas Lutfi Hazirit nuk ka agjendë të fshehtë për Kosovën.
‘’Nuk ka agjendë të fshehtë për Kosocën. Gazetarët tanë po marrin vesh cka kanë bisedu aty ku kanë marrë pjesë 4 vet a? Edhe vet në Ësahington me qenë tash, ata që merren me problemin tonë, ti japin 10 opcione ne tavolinë dhe secili mund të tregojë se ka burime më të mira brenda se sa njëri tjetri. Opcione të tilla në Kosovë janë tu qarkullu qe disa vite. S’ka opcione e dokumente ende në tavolinë. Kur të bëhen këto në tavolinë, atëherë mund të flaism për dicka. Për momentin s’ka agjendë të fshehtë prapa kësaj’’, ka thënë Haziri.
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë u është prezantuar drafti i marrëveshjes finale. Periskopi nga burime që kanë qenë pjesë e këtyre takimeve, ka mësuar se marrëveshja ka dy opsione: korrigjimin e kufijve ose Asociacion Plus, me kërkesa të veçanta nga ana e Serbisë, opsion i cili, sipas burimeve, është i preferuari i ndërmjetësueve amerikanë. Periskopi, ekskluzivisht ka mësuar edhe detaje të tjera nga takimi në Washington, mes të cilave, edhe ai që kjo fazë bisedimesh do të jetë dinamike, e ngjashme me atë të Rambujesë, ku palëve u janë ofruar vetëm dy opsione, apo “merre ose lëre”, që është e kundërta e negociatave në Vjenë që kanë zgjatur rreth dy vjet./PERISKOPI/


















