Kosovë
Haxhiu-deputetit të VV’së: Ani kur t’bahet kulleri me kallxu mesele

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të diskutojnë për raportet me SHBA. Në këtë seancën nuk munguan barsoletat e meselet.
Ishte deputeti i VV’së Hekuran Murati që tregoi një mesele që ka nxitur reagimin e deputeti të PDK’së, Bekim Haxhiu, shkruan Periskopi.
“Po e vazhdoj me në mesele. Ish kanë njani tha vozitke kerr të shtrejt dhe po e pyet njanin. Edhe po ia ban cka është puna e jote kah ti ketë kerr kaq i suksesshëm. A tha jam biznismen. A shumë mirë tha. Po e pyet cfarë biznesi ban. Tha shes tokë. A mirë, dmth najsen me palujtshmërinë, ndërmjetësues, agjend. Jo, jo tha e shes tokën që ma ka lanë baba. Është shumë lehtë me kanë biznismen i suksesshëm duke shit tokë”, ka thënë deputeti i VV’së.
Mirëpo meselen e treguar nga Murati, deputeti i PDK’së e ka quajtur pa krip duke shtuar ‘ani kur të bahet kulleri me kallxu mesele’.
“Nuk është koha me kallxu mesele z.Murati pa krip, ani kur të bahet kulleri me kallxu mesele, a e di çka i bjen kjo: hajde bab t’i kallxoj megjat, ama unë po të tregoj ty që tupani rreh për ato që ka vesh. Nese je i brengosur që po coptohet territori, qe ku e ki ministrin këtu që po do me ja hap Serbisë korridorin deri në Durrës”, ka thënë Haxhiu.
Tutje Haxhiu ka thënë se “po rrezikohen seriozisht këto raportet (me SHBA) dhe nuk është brengë vetëm e opozitës, por e të gjithë qytatarëve’./Periskopi/





















