Kosovë
Haradinaj-Kurtit: Reciprociteti ka qenë mashtrim për me kamuflu heqjen e taksës

Daut Haradinaj e ka quajtur mashtruese idenë vendimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit.
“Kur është diskutu për taksën, ka pas për edhe kundër, e unë personalisht i kam thënë Kurtit se je duke e hequr taksën me adresë të gabume. Nëse taksa e ka sanksionu tendencën për ndarjen e Kosovës, pse është heq tash. Tarifën e keni hek, dhe e keni hek në konferencë për shtyp, s’keni vu reciprocitet. Reciprociteti ka qenë ide e jotja me kamuflu heqjen e taksës. S’ke mbështetjen e aleatëve për këtë” ka thënë Haradinaj.
Ndërsa Kurti ia ktheu se ‘Ju e kupton se thjeshtë nuk po hiqet tarifa po hiqet kryemnistri’./Periskopi/





















