Kosovë
Haradinaj-Kurtit: Çfarë reciprociteti do të përdorësh për Kushtetutën e Serbisë që e ka Kosovën pjesë të saj

Daut Haradinaj nga AAK, ka qenë i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke I thënë se çfarë reciprociteti do të përdorë në raport me cështjen e Kosovës që është në Kushtetutën e Serbisë.
“Kosova është në Kushtetutën e Serbisë, cili është reciprociteti që ke me përdorë në këtë rast. Nëse të ka pengu ajo kala me Serbinë, mendoj që pikërisht qajo kala të ka sjellë ty sot këtu ku je”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë, në përgjigjen e tij, Kurti ka thënë se ‘kështjella është e fisit’ por shteti është më shumë se ‘fis’.




















