Kosovë
Haradinaj: Kurti dhe Osmani janë axhami, ia lanë në dorë kontratën Thaçi

Ish kryeministri Haradinaj së fundi ka propozuar një konferencë për të gjitha partitë politike në të cilën do të merrnin pjesë kryetarët e partive politike të Kosovës.
Haradinaj ka sqaruar më tej se nuk duhet humbur kohë dhe të dekurajohet Amerika pasi ka futur energji të re dhe është koha për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Ai ka deklaruar se Kurti e Osmani u treguan “axhami në politikë pasi ofertuan taksën pa kërkuar në këmbim marrëveshjen finale me Serbinë”.
“Zonja Osmani e Zoti Kurti e kanë lënë kontratën në dorën e presidentit Thaçi dhe e kanë ofertuar heqjen e taksës pa kërkuar marrjen në dorë të kontratës.” – deklaroi më tej ai.
Më tej, kryetari i AAK-së deklaroi edhe se Kurti e Osmani po fshihen në korniza të BE-së dhe se po kërkojnë negociata të reja duke minuar kështu përpjekjen amerikane për të arritur marrëveshjen përfundimtare që do të çonte në njohje reciproke. /Periskopi















