Kosovë
Haradinaj e quan gafë ‘zbulimin’ e Kurtit për letrën e Thaçit me NATO’n: Nuk është arsye për shkarkim të presidentit

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj sonte në Rubikon e ka quajtur gafë konferencën e kryeministrit Albin Kurti se kinse kishtë zbuluar një marrëveshje të fshehtë mes presidentit Hashim Thaçi dhe NATO-s, për prezencën e FSK’së në veri, transmeton Periskopi.
‘’Është gafë. E ka gabim sepse NATO është aleati më i madh i joni dhe s’kemi komunikime sekrete me ta’, ka thënë Haradinaj.
Tutje ia thotë se kjo mund të jetë arsyeja e fundit për të shkarkuar presidentin, gjë që e kishte paralajmëruar Qeveria Kurti.
‘’’100 arsye duhet t’i kesh për me shkarku presidentin, përvec kësaj. E dine edhe këshilltarët e tij. Kurti po vetizolohet’’/PERISKOPI/

















