Connect with us

Kosovë

Haradinaj deklarohet sërish rreth takimit me presidentin Thaçi

Publikuar

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje finale për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar.

Ai në një postim në Facebook shkruan se gjatë takimit me presidentin Hashim Thaçi ka sqaruar qëndrimin e tij dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, Kosova do të forcohet përballë Serbisë.

“Po ashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar”, shkruan Haradinaj.

Për më tepër, ish-kreu i Qeverisë së Kosovës ka tërhequr vërejtjen se etapa e protagonizmave individual ka marrë fund dhe se tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës.

“Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgatitjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë”, përfundon Haradinaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK