Kosovë
Haradinaj bën thirrje për Konferencë për të unifikuar qëndrimin e Kosovës ndaj Serbisë

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur para pak çastesh një konferencë për media e në të cilën ka paraqitur idenë e tij për mbajtjen e një konference “për Kosovën në Kosovë” ku do të unifikohej spektri politik në Kosovë.
Kjo sipas Haradinajt do të bëhej duke ftuar të gjithë liderët e partive politike në Kosovë.
Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se edhe po prish marrëdhëniet tona historikisht të mira me ShBA-në por edhe që hoqi taksën 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia, shkruan Periskopi
“Ne duhet me u marrë vesh edhe se kah dojmë me ia mbajtë. Për këtë arsye bëj thirrje për një konferencë të Kosovës në Kosovë, një konferencë e cila do t’i ftonte kryetarët e partive politike e ku do të ishin edhe Amerika, por edhe lehtësuesit e dialogut, BE-ja. Kjo konferencë do të mund të krijonte një qëndrim unik për Kosovën, dhe do ta lehtësonim kështu arritjen.” – ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK-së ka deklaruar se Amerika ka energji të re dhe tashmë është krijuar një momentum i ri i cili duhet të shfrytëzohet. /Periskopi






















