Lajme
Hapja e negociatave, Yuri Kim: Mbështesim reformat e nevojshme për anëtarësim
Pasi Këshilli i Ministrave të BE-së për Çështjet Europiane dha sot dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e madhe të qeverisë dhe popullit shqiptar. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Urime dhe suksese!”, ka shkruar ajo në Twitter, në ripostimin e ‘cicërimës’ së Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi./ TCH
#EU decision to open accession talks w/#Albania reflects hard work by Albanian govt & people. US will continue to strongly support reforms & other steps necessary to achieve membership. Urime dhe suksese! https://t.co/War695nLD2
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 24, 2020