Sport
Hansi Flick nuk negocion për rinovimin, pa kaluar kriza e koronavirusit

Flick është njeriu që ka zëvendësuar Niko Kovac në stolin e Bayern dhe rezultatet e gjermanit kanë qenë të pëlqyeshme për bordin e skuadrës.
Trajnerin me shumë gjasë do t’i ofrohet rinovimi, por ai nuk është i interesuar për një gjë të tillë, pa përfunduar kriza e Covid19.
“Ka gjëra më të rëndësishme tani sesa e ardhmja ime” ka thënë Flick, i pyetur për rinovimin, transmeton lajmi.net.
Njësoj si në shumë vende të botës, edhe Gjermania ka suspenduar aktivitetet sportive.
Nuk dihet akoma se kur Hansi Flick dhe skuadra e tij do të rikthehen në fushën e blertë. /Lajmi.net/






















