Connect with us

Kosovë

Hamza: VV e LDK nuk jeni bashkë për asgjë, po i merrni gjërat me nge

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se në procesin e dialogut, Kosova duhet të koordinohet me BE-në dhe SHBA-në. Hamza në fjalën e tij, ka thënë se qeveria e ka marrë shumë për nge dialogun dhe nuk ka asnjë plan.

“Taksa është pasojë, është rezultat i politikave të Serbisë karshi Kosovës. Moskopensimi i dëmëve të luftës, dhunimet seksuale. Serbia nuk ka zbatuar një pjesë të madhe të zbatuar në Bruksel. Mosrepektimi i CEFTA-s, nuk ka respektuar marrëveshje për energji, Kosovës i ka shkaktuar miliona euro humbje, mosnjohja e diplomave.  PDK për të adresuar këtë çështje në fillim të vitit të kaluar, ka ofruar një draft dokument, ku ka kërkuar nga forcat politike që ta japin kontributin e tyre dhe i njëjti është përcjellur edhe te miqt ndërkombëtar. Historia nuk harrohet e as nuk mund të ndryshohet, por kemi obligim të punojmë për të ardhmen dhe gjeneratat e reja. Nuk ka ekzistuar vullnet as nga partnerët e tashëm në Qeveri për këtë dokuement. Kur flasim për taksën, duhet të kemi në vëmendje, vëmendje e shtuar të administratës Trump dhe zotit Grenell. Ky përkushtim, na obligon të punojmë në raport me koordinim me ShBA-në. Të gjithë ato që ne dëshironim ti arrinim me taksë, nuk duhet t’i lëmë për gjysmë.  Ju nuk jeni as gati, as bashkë si partnerë para qytetarëve të Kosovës, kjo qeveri, situatën e ka marrë ngeshëm e pa ngutë. A janë të përgatitura institucionet, a kanë vizion të qartë për dialogun, a kanë gatishmëri pasi mendoj se cështja është më e rëndësishme dhe shkon përtej taksës. A janë të përgatitura për marrëveshjen finale”, ka thënë Hamza./Periskopi/

–>