Kosovë
Hamza i PDK’së: VV po i dëmton raportet me parnerët tanë strategjik

Depueteti i PDK’së, Bedri Hamza ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirë të reflektojë në raport me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Hamza i pyetur se a po dëmtohen marrëdhëniet SHBA-Kosovë nga Albin Kurti ai ka thënë se nuk e përkrah askënd që vë në dilemë raportet me ShBA.
“Mbi bazën e kësaj që po shihet deri tash situata është kogja serioze dhe është mirë me reflektu. Ne dimë që deri këtu jemi ardhë më partnerët strategjik se kemi fuqinë me shty përpara proceset vetë. Nuk kisha dasht as se përkrahi kush do qoftë ai, asnjë kryeministër që kish me i pru në dilemë raportet me SHBA”, ka thënë ai në Debat Plus, transmeton Periskopi.
Kujtojmë që sot gjatë ditës është raportuar suspendimi i mbi 200 milionë euro projekte nga SHBA që janë paraparë për investime në Kosovë./Periskopi/






















