Kosovë
Haki Abazin nuk e bindin Grenelli e Palmeri, mundohet t’i demantojë me një deklaratë të zyrtarit që e shkarkoi Trump

Zëvendëskryeministrin Haki Abazi duket se nuk e ka bindur deklarata zyrtare e SHBA-së, sipas të cilës garantohet se nuk ka plan sekret për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Abazi ka shpërndarë një deklaratë të ish këshilltarit të Trumpit për Siguri Kombëtare, John Bolton, i cili ishte shkarkuar nga Presidenti amerikan.
Sipas këtij artikulli të publikuar në gusht të vitit 2018, Bolton kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje që arrihet nga Kosova dhe Serbia, duke mos përjashtuar as temën e kufijve.
“Politikat tona, politikat e SHBA-së, është se nëse dy palë mund të arrijnë mes vete të bëjnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë as rregullimin e kufirit. Nuk është punë e jona ta themi”, kishte thënë Bolton.
Ndërkaq mbrëmë me një deklaratë të përbashkët, emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, amasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe Mattheë Palmer, i angazhuar nga Departmenti i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, thanë se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete për shkëmbim të territoreve e as Ambasadori Grenell s’ka parë kurrë diçka të tillë.



















