Kosovë
Haki Abazi vazhdon gjuhën e urrejtjes: Zgjedhje të reja, jo qeveri servile

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka përdorur sërish gjuhë të urrejtjes. Ka thënë se vullnetin e popullit ‘nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përunduar planin e tij.
“Kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkibolet e COVID-19”, shkruan Abazi.
Postimi i plotë i Haki Abazit:
Vullnetin dhe përcaktimin e sovranit nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përfunduar planin e tij. Kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19.
Nga këtu shkojmë në zgjedhje sipas kushtetutës, matemi me votë, ndërsa deri atëherë do të kemi një qeveri në detyrë, e cila po kryen me sukses detyrat dhe përgjegjësitë e saj.
Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu.


















