Connect with us

Kosovë

Haki Abazi reagon pas deklaratës së presidentit Thaçi

Publikuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marr vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, pasi ka qenë e domosdoshme.

Abazi ka shtuar se kjo situatë vjen në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në mënyrë që të mbrohet interesi publik.

“Ky kufizim është i domosdoshëm për shëndetin publik, sipas IKSHPK, nuk bënë pa u vendosë këto rregulla. Interesi ynë publik ka të bëjë me parandalimin e virusit dhe vjen sipas rekomandimeve të IKSHPK”, theksoi Abazi.

Numri dy i ekzekutivit, ka theksuar se vendimi sot që është marr është përqendruar në interesin publik, i bazuar në praktika.

Ai e ka quajtur gabim presidentin Thaçi, i cili po e kundërshton këtë vendim, duke e quajtur kundër ligjor.

“Gabim e ka presidenti Thaçi, qëllimi nuk është se kush ka forcë politike por se si në mënyrë efikase të parandalohet përhapja e koronavirusit. Kjo është për të mos u mbrojtur interesi publik. Kjo është për të mos u mbrojtur interesi publik”, theksoi ai në Klan Kosova.

“Në vendimin e  qeverisë flitet qartas se MPB, do të japin mundësin e lëvizjes të gjithë atyre që ndihmojnë, e nuk bëjnë përjashtim këtu mediat”, shtoi ai

NA NDIQ NË FACEBOOK