Connect with us

Kosovë

Haki Abazi haron se Albin Kurtin e ka kryetar partie: I përgjigjet Thaçit në mënyrë të çuditshme

Publikuar

Zëvendëskryeministrit të vendit, Haki Abazit, nuk i ka pëlqyer ftesa e presidentit, Hashim Thaçi, për takim me Albin Kurtin në cilësinë e kryetarit të kësaj partie.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abazi bëri të ditur se Kurti si kryeministër i përgjigjet vetëm Kuvendit.

“E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit”, ka shkruar zv.kryeministri i Kurtit.

Kujtojmë se VV ka ndërruar statutin e partisë që ia pamundësonte Kurtin të ushtronte njëkohshëm detyrën e kryetarit të partisë dhe të kryeministrit. Kurti është edhe kryetar partie, dhe edhe kryeministër.

NA NDIQ NË FACEBOOK