Connect with us

Sport

Gundogan: Për mua do të ishte në rregull nëse Liverpool shpallet kampion

Publikuar

Gundogan ka dhënë mendimet e tij mbi atë se si duhet të vendoset fati për titullin e kampionit të këtij sezoni.

Liverpool është bindshëm në krye të tabelës, pa gjasa për të tjerët që ta kapin deri në fund të sezonit, nëse sezoni vazhdon.

Pasur parasysh këtë, me komentet më të sinqerta, mesfushori i City, Gundogan, ka thënë se nuk do ta kishte problem nëse ‘Reds’ kurorëzohen me titullin e kampionit.

“Do të ishte në rregull për mua, nëse Liverpool kurorëzohen me titullin, duhet të jesh sportiv” ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

Këto komente, reprezentuesi i Gjermanisë i ka dhënë për gjigantin mediatik të Gjermanisë, ZDF.

Në anën tjetër, ka zëra që insistojnë se sezoni duhet të anulohet, edhe nëse Liverpool mbetet pa titull. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK