Sport
Gobert: Jam i frikësuar dhe i turpëruar, u kërkoj falje të gjithëve

Menjëherë pas konfirmimit të këtij lajmi, është vendosur në pezullimin e kampionatit.
Për ironi të fatit, Gobert është talluar paraprakisht me koronavirusin në një konferencë shtypi ditën e hënë, duke prekur gjithë mikrofonat në konferencë.
Vetëm tre ditë më vonë, ai është konfirmuar me koronavirus. Sot ai ka kërkuar falje për sjelljen e tij.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në 24 orët e fundit. Kam pasur aq shumë emocione që kua kam zbuluar diagnozën…më shpesh, këto janë frika,ankthi dhe turpi. Së pari dhe më e rëndësishmja, dua të kërkoj falje publike për njerëzit që mund të kisha vënë në rrezik. Nuk e kisha idenë se isha prekur. Unë isha i pakujdesshëm dhe kërkova falje për sjelljen time. Tregimi im le të shërbej si paralajmërim për të gjithë që ta marrin seriozisht këtë. Merrni të gjitha hapat për të qëndruar shëndetshëm”./Lajmi.net/






















