Connect with us

Kosovë

Gjykata Kushtetuese: Qeveria e Kosovës shkeli Kushtetutën me vendimin për kufizimin e lëvizjes

Publikuar

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë ka marrë vendimin që vendimin e Qeverisë Kurti për të kufizuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e vendit ta cilësojë si anti-kushtetues.

Kjo është bërë e ditur edhe nga avokati i njohur Dastid Pallaska në profilin e tij në Facebook, shkruan Periskopi.

“Tanimë edhe Gjykata Kushtetuese e vërteton, Qeveria shkeli Kushtetutën me vendimin për kufizim të lirisë së lëvizjes në nivel vendi!” – shkruan z.Pallaska.

Së shpejti do ta publikojmë edhe vendimin e plotë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri në ikje Albin Kurti për këtë çështje kishte thënë se është në përputhje me Kushtetutën e vendit. Presidenti Thaçi kishte menduar ndryshe dhe e kishte dërguar lëndën për trajtim në këtë Gjykatë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK