Kosovë
Gjuajti me armë në mes të qytetit, Policia arreston llapjanin

Një burrë të mërkurën rreth orës 23:08 është ankuar se në rrugën ‘’Xhemajl Mustafa’’ në Podujevë nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë më armë zjarri.
Një veturë dhe muret e një objekti janë dëmtuar si pasojë e predhave të armës së zjarrit.
Policia e rajonit të Podujevës, ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar 9 gëzhgoja të fishekëve dhe kanë gjetur një fishek të pa shkrepur.
Lidhur me rastin është arrestuar një person. Më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Periskopi





















