Connect with us

Lajme

Gjendja me Kovid-19 deri në orën 13

Publikuar

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 159.751 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 5.961 e kanë humbur jetën, ndërsa 75.959 janë shëruar.

Çeki – Kryeministri i Çekisë nuk përjashton vendosje të karantinës së plotë për shtetin. Atje ka 214 raste të konfirmuara, 25 më shumë se dje.
Kazakistan – Prej nesër gjendje e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të koronavirusit.

Britani – Izolim të njerëzve mbi moshën 70 vjeçare për katër muaj është një pjesë e planit të Qeverisë britanike për parandalim të përhapjes së koronavirusit të ri. Detaje për këtë do të parashtrohen javën e ardhshme, kumtoi Mat Hankok, ministër britanik i Shëndetësisë. policia në Britani do të marrë leje që të arrestojë persona të cilët i kanë shkelur rregullat për vetë-izolim.

Austri – Banorëve të Tirolit u ndalohet t’i lëshojnë shtëpitë.

BE – Ministrat e financave të BE-së nesër do të kenë takim (telekonferencë) për masat për ristartimin e ekonomive dhe ndikimin e koronavirusit.

Izrael – Është mbyllur xhamia Al Aksa në Jerusalem.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK