Connect with us

Kosovë

Gëzohen mediat serbe: Merr jehonë propozimi i Konjufcës për shkarkimin e Çitakut

Publikuar

Mediat serbe kanë raportuar për propozimin e ministrit të jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca që të shkarkohet ambasadorja Vlora Çitaku dhe gjashtë ambasadorë të tjerë.

Tanjugu serb, raporton për këtë lajm nën titullin “Konjufca propozon shkarkimin e Çitakut dhe gjashtë ambasadorë të tjerë’.

Mediat serbe, si duket i kanë dhënë jehonë këtij lajmi, kur kihet parasysh që ambasadorja Çitaku kishte pasur përplasje të vazhdueshme me Ivica Daçiqin në Këshillin e Sigurimit.

Këtij lajmi, jehonë i kanë dhënë edhe media të tjera, si N1, duke raportuar për propozimin e Konjufcës lidhur me shkarkimin e Çitakut./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK