Connect with us

Kosovë

Gazetari nga diaspora thotë që PDK e ka poshtëruar LDK-në më keq se VV-ja

Publikuar

Gazetari i mirënjohur nga diaspora jonë, Enver Robelli, ka shkruar një tjetër status në profilin e tij në Facebook në lidhje me seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që po mbahet për shkak të tarifës 100 për qind dhe Reciprocitetit.

Z.Robelli është marrë veçanërisht me një fjalim të mbajtur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili kërkoi nga kryeministri Kurti që të mos prishte raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të forconte raportin me Bashkimin Evropian.

Ndër tjerash, z.Haxhiu i njohur edhe me nofkën e tij Kamishi, kishte deklaruar se “askush nuk e ka poshtëruar kështu LDK-në si VV-ja”, përcjell Periskopi.

Robelli i përmend partisë së z.Haxhiu, PDK-së, prishjen e koalicionit me LDK-në në ora 2 të natës para barit Zanzi në kryeqytet. Nuk dihet nëse një gjë e tillë kishte ndodhur përnjëmend.

“Mediat atëbotë e patën zgjuar nga gjumi një zëvendëskryeministër nga LDK-ja i cili nuk dinte gjë se çfarë ka ndodhur.” – shkroi Robelli.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij në Facebook:

Kur po thote deputet Kamishi se askush nuk e ka poshteruar keshtu LDK-ne si VV per dreq m’u kujtua ajo skena kur PDK e pati prishur koalicionin me LDK-ne ne oren 2 te nates para Zanzibarit. Mediat atebote e paten zgjuar nga gjumi nje zevendeskryeminister nga LDK i cili nuk dinte gje se çfare ka ndodhur. Deputet Kamishi tha edhe kete: poshte Lajçaku, nuk e duam BE-ne. Çudi e madhe: para disa ditesh deputeti i PDK-se Enver Hoxhaj shprehimisht e pershendeti emerimin e pritshem te Lajçakut. A flasin mes vete keta deputetet e PDK-se ne grup parlamentar?

NA NDIQ NË FACEBOOK